Forumi rinor, dega në Tearcë në rrjetin social ka publikuar një njoftim skandaloz ku nuk fshihet presioni që do të ushtrohet ndaj të punësuarve shqiptarë në Administratën e Republikës së Maqedonisë.
Sipas tyre, fitorja e BDI – së ëshë e sigurtë nëse llogariten votat e mbi 40 mijë administratorëve shqiptarë, njofton portali Sakte.net
Më poshtë e gjeni këtë njoftim skandaloz të këtij forumi.
Te llogaritura ne shifra minimale!
Një matematikë të thjeshtë për fitoren bindëse dhe të radhës të Bashkimit Demokratik për Integrim!
“Disa “opozitar” duke i a bërë qejfin vetes po e fusin kokën në rrërë në pik dreke!
Nëse është e vërtet se administrata shtetërore nga 65,000 punonjës në vitin 2006 tash numron 185,000 punonjës atëher ja një matematik të thjeshtë se si do humb “opozita” zgjedhjet:
nga 185,000 punonjës të llogarisim se janë jo mëshum se 25% shqiptar =46,250 punonjës shqiptar nga këta do votojnë BDI-në 80% = 37,000 persona minimum plus nga x 3 persona do i sjellin me vete = 111,000 vota për BDI-në pa ia shtuar funksionarët shtetërorë,familjen më të gjërë të funksionarëve dhe administratorëve,kompanitë bashkpunuese të cilat me shumicë janë përkrahëse të Bashkimit Demokratik për Integrim për shkak të punëve që po realizohen në teren,shtuar kësaj edhe faktin se modeli zgjedhor aktual favorizon partit e mëdhaja andaj vetëm llafet për fitore ndaj pushtetit bëhen pluhur!
BUJRUM TREGONI JU ME KËTA VEPRIMET TUAJA KOMIKE SI DO E FITONI BINOMIN!”
TUNG E KENI NGA POPULLI
Kohë më parë, Lëvizja BESA kishte ngritur publikisht shqetësimin e saj lidhur me këtë fenomen përmes një aksioni simbolik./Sakte.net