‘Skenari i Berishës dështoi’, Bardhi: Meta të qëndrojë larg debateve të brendshme!

Sekretari i PD Gazment Bardhi, i ftuar në ‘Kjo javë’ me Nisida Tufën foli për protestën e 8 janarit, ndërsa u shpreh se skenari i ish-kryeministrit Berisha për të përplasur demokratët dështoi.


I ndalur tek deklaratat e Presidentit të Republikës Ilir Meta, ai tha se presidenti nuk duhet të përfshihet në punët e brendshme të një partie politike.

‘Kishte një skenar dhunë të organizuar nga organizatorët e atij tubimi mes demokratëve. Ne kishim marrë masat tona që kjo të mos ndodhte. kërkuam ndërhyrjen e policisë së Shtetit për të shmangur përplasjen mes demokratëve dhe për fat të mirë skenari i Berishë për të përplasur demokratët në selinë e PD dështoi.  E kam thënë se policia ndërhyri me vonesë. Presidenti nuk ka autoritetet për të përcaktuar apo vendosur se nga ka pasur apo nga kush është ushtruar dhunë. Duhet të qëndrojë larg debateve të brendshme. Unë kam parë që Presidenti komunikonte me organizatorë. Lexova që kishte lënë porosi për të mos u shkatërruar makinat. Pas protestës ne pamë që çdo makinë ishte dëmtuar. Ai nuk ishte akt provokativ, anëtarët e Këshillit Kombëtar që kanë ardhur nga rrethet parkojnë në oborrin e PD. Mua më duk një thirrje për të dëmtuar makinat që ishin parkuar në oborr. Dua të sqaroj se nuk ka pasur dyer të blinduara, por vetëm metalike’, tha ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme