Pas shumë paralajmërimeve të javës së shkuar, Skoda tani ka nisur të paralajmërojë interierin e konceptit më të ri Vision E.
Kompania ka publikuar fotografitë e interierit më të ri me katër ulëse, që mund të sillen.
Ai ka pak butonë fizikë, ndërsa vërehet se ka katër ekrane për katër persona. Është edhe një ekran i pestë për sistemin e veturës.
Secila derë ka nga një hapësirë të dedikuar për mbushje të telefonave.
Vision E pritet të ketë premierën botërore pas disa javës në Auto Shanghai 2017 në Kinë.
© KOHA.