Sofja reagon për mbylljen e klubit bullgar në Manastir

Fshirja nga Regjistri Qendror i klubit kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” nga Manastiri, për shkak se nuk e ndryshoi emrin në afatin e paraparë me ligj, ka shkaktuar një sërë reagimesh në Bullgari.

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, tha se bëhet fjalë për një vendim të keq që paraqitet si shprehje e panikës dhe pafuqisë, ndërsa Ministria e Jashtme në Sofje shprehet se bëhet fjalë për një vendim tendencioz me të cilin Maqedonia e Veriut shkel Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Vendimi është shprehje e panikës dhe pafuqisë. Shkupi duhet të pranojë se ka Bullgar maqedonas, se ka prani bullgare në RMV. Jo që sot, jo nga dje, por me shekuj. Ndalesa e emrave për klubet bullgare nuk do të ndalojë këmbënguljen e Bullgarisë dhe partnerëve tanë evropian që RMV-ja t’i përfshijë bullgarët në Kushtetutë”, tha Rumen Radev.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme