Sokol Bashota promovon shërbimet online nga E-kiosku

Qytetarët e Komunës së Klinës nga sot do të kenë mundësinë që vetë të marrin disa lloje të dokumenteve të gjendjes civile. Kjo pasi që edhe zyrtarisht është vëne në funksion E- kiosku online, i cili do të jetë në funksion të qytetarëve për nxjerrjen e disa dokumenteve të gjendjes civile. Zyrtarisht, promovimin online nga E-kiosku e ka bërë Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota.

“Sot Klina, shënon edhe një hap në modernizimin e administratës. E-kiosku do të jetë në shërbim të qytetarëve 24 orë. Me këtë projekt fillon një vizion i ri në ngritjen e kapaciteteve në ofrimin e shërbimeve për qytetarë”, ka thënë me ketë rast, kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota.

E – kiosku është aparat, i cili qytetarëve u mundëson që 24 orë të nxjerrin vetë dokumente të gjendjes civile, certifikatën e lindjes, shtetësisë, martesës, ekstrakt të lindjes, kërkesë-ankesë komunës dhe faturën e tatimit në pronë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme