NEKSUS Koncepti Qytetar u realizua hulumtimi për perceptimet për NATO-n, ndjesia e përgjithshme për Aleancëndhe njohuritë për aktivitetet të cilat ajo i realizon në shtet.Qëllimi i hulumtimit është të shifet mendimit publik tëqytetarëve në lidhje me një vjetorin e anëtarësimit nëAlenacën e NATO-s.
Për nevojat e hilumitimit, sondazhi u realizua nga M-Prospekt-i cila është agjencion për hulumtim të mendimit publik, në shembull reperezentativ prej 1.000 të anketuarve, më të mëdhenj se 18 vjet, me gabim margjinal prej+/ – 3% dheme nivel të besueshmërisë prej 95%. Ishin përfshirë tetërajonet statistikore, duke marrë parasysh shpërndarjen nëpërmjediset rurale dhe urbane.
Nga 1.000 të anketuar, 50,3% ishin meshkuj, kurse 49,7% femra, nga aspekti i përfaqësimit etnik 70,8% e të anketuarve ishin maqedonas, 24,1% ishin shqiptarë, kurse grupet e tjera etnike ishin përfaqësuar me 5,1%. Sipas vendit të banimit, popullata rurale ishte e përfaqësuar me 38,7%, përderisa ajo urbane me 61,3%.
Kjo sondazhë ëshë pjesë e proektit: “Një vit si aleat i NATO-s: Аnketë për mendimin publik “, implementuar nga NEKSUS Koncepti Qytetar dhe financuar nga Departamentit tëDiplomacisë Publike të NATO-s në Bruksel.
Grafiku 1
Distribuimi i përgjigjeve tregoi se shumica (40,3%) mendojnë se e njohin mjaftueshëm, përkundër një të tretës (33,2%) të cilët thonë se e njohin pak. Shumë mirë e njohin 13,6%.
Shikuar në aspekt të prizmës gjinore, mund të vërejme se gratë shumë më pak se meshkujt e njohin këtë organizatë. 39,2% e grave, përkundër 27,2% të burrave tregojnë se pak e njohin këtë organizatë.
Shqiptarët për dallim prej maqedonasve tregojnë njohje më të madhe – 27,4% e shqipatërve tregojnë se e njohin shumë mirë, përkundër 9% të maqedonasve të cilët e njohin shumë mirë. Vërehet se ata që kanë shkallë më të lartë të arsimit theksojnë se e njohin mjaft mirë.
Grafika 2
Shumica e të anketuarve gravitojnë drejt mendimit pozitiv për anëtarësimin në NATO. Më shumë se gjysma (50,7% të mbledhura Plotësisht pajtohem dhe Deri diku pajtohem) mendojnë se anëtarësimi në NATO është punë pozitive. Një e pesta as pajtohen, as nuk pajtohen se anëtarësimi në NATO është punë e mirë për vednin tonë. 28,9 % (të mbledhura Deri diku nuk pajtohem dhe Aspak nuk pajtohem) mendojnë se anëtarësimi në NATO nuk është pozitive për vendin tonë.
Më shumë se dy të tretat (71,8%) e shqiptarëve, përkundër 42,1% e maqedonasve, pajtohen se anëtarësimi është punë e mirë
Grafika 3
Është e dukshme se më shumë se gjysma (60,4% të përmbledhura Plotësisht pajtohem dhe Deri diku pajtohem) pajtohen. Derisa, 15,9% aspak nuk pajtohen me këte pyetjen.
Shqiptarët shprehin më shumë pajtim të plotë se vendi duhet të mbrojë vend tjetër anëtar në NATO, nga maqedonasit (46,1% përkundër 26,6%).
Grafika 4
Akoma më e lartë është shkalla e pajtimit (74,4% të përmbledhura Plotësisht pajtohem dhe Deri diku pajtohem) se vendet e tjera të NATO-s duhet ta mbrojnë Maqedoninë e Veriut nëse ajo sulmohet.
Grafika 5
Vërehet se shumica e të anketuarve (64,5% përmbledhur Plotësisht pajtohem dhe Deri diku pajtohem) me anëtarësimin në NATO ndjejnë siguri dhe stabilitet më të madh në vend. Çdo i dhjeti nga të anketuarit aspak nuk pajtohet se anëtarësimi në NATO e rrit sigurinë dhe stabilitetin në vendin tonë.
Pajtim më të theksuar për këto çështje shprehin shqiptarët (50,6% Plotësisht pajtohem) përkundër 28,7% e maqedonasve të cilët plotësisht pajtohen se anëtarësimi në NATO e rrit sigurinë dhe stabilitetin në vendin tonë.
Mund të shohim se televizioni është burim kryesor për tu informuar për ngjarjet aktuale në vend dhe në botë (44,8). Më shumë se një e katërta (28,7), informohen nëpërmjet mediave sociale. Gazetat elektronike janë burim i informitit i 14% e të anketuarve.
NEXUS – Civil Concept