Portali Sakte.net në bashkëpunim me portalin Almakos.com kanë filluar serinë e anketave për zgjedhjet lokale ku është koncentruar gara midis partive shqiptare në Maqedoni.
Anketat e realizuara deri më tani kanë zgjuar reagime të ndryshme dhe kanë sjellë rezultatate interesante të cilat janë edhe në kuadër të pritshmërive të opinionit publik.
Sondazhi filloi me kandidatët e Komunës së Tetovës në të cilin dominoi kandidati i Lëvizjes BESA, njëherit kryetar i kësaj partie, Bilall Kasami. E dyta, me një diferencë të thellë votash u rendit Teuta Arifi e BDI – së.
https://www.facebook.com/portalisakte/videos/735581653297213/
Befasues ka qenë rezultati për komunën e Gostivarit ku përkrahja për Asaf Ademin është duke u rritur nga dita në ditë dhe gradualisht ai është duke u konsideruar si një ndër kandidatët më seriozë në këtë garë kundrejt Nevzat Bejtës nga BDI dhe Arben Taravarit të Aleancës për Shqiptarët.
https://www.facebook.com/portalisakte/videos/736512656537446/
Sa i përket komunës së Strugës, dominanca i ka takuar kreut të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i pasuar nga Lavdrim Elmazi i Lëvizjes BESA. Cuditërisht, Ramiz Merko i BDI – së nuk është përkrahur mjaftueshëm nga elektorati i tij në këto anketa.
https://www.facebook.com/portalisakte/videos/737782159743829/
Garë e ashpër është realizuar edhe për komunën e Haraçinës ku dy udhëheqësit e garës, sipas rezultatit përfundimtar, janë Ali Ismaili i Lëvizjes BESA dhe Melike Halimi e LSDM – së.
https://www.facebook.com/portalisakte/videos/738230093032369/
Ndërsa, sonte do të publikohet anketa për komunën më të diskutueshme kohëve të fundit, atë të Çairit ku BDI dhe LSDM garojnë me një kandidat të përbashkët, Visar Ganiun, ndërsa Lëvizja BESA me nënkryetarin e saj, Zeqirija Ibrahimi. Pjesë e kësaj gare janë edhe Idriz Orana i PDSH’së dhe Faruk Avdiu nga Aleanca për Shqiptarët./Sakte.net