Sonte fillon në Gostivar Festivali Ndërkombëtar i Teatrit “Othello”

Sonte në Gostivar do të fillojë edicioni i gjashtë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Othello”. Festivali do të zgjasë deri më datë 17 shtator dhe çdo shfaqje do të mbahet me fillim nga ora 20. Për emisionin e Pasdites, Hajdar Hajdari nga ky festival sqaroi se këtë vit presin interesimin e njëjtë nga publiku ashtu si vitet e kaluara.

“Urojmë shumë që askush të mos ngelet jashtë, ashtu si na ka ndodhur në të kaluarën, meqë aq ofron salla. Andaj apeloj që të interesuarit të vijnë më herët që të zënë vend”, tha Hajdari për emisionin e Pasdites.

Othello do të fillojë me shfaqjen “Libraria e pafundësisë” nga Turqia e cila pasqyron historinë e një personi që donte të ishte i përjetshëm në vend që të pranonte asgjë në kohët kur njeriu u blua dhe u shua në mullirin e jetës. Festivali do të vazhdojë me shfaqje nga Shqipëria, Kosova, Presheva dhe Bullgaria.

I njëjti këtë vit është zhvendosur nga nëntori, kur zakonisht organizohej, në shtator, për shkak të renovimeve që planifikohen në Teatrin e Gostivarit. Hyrja në festival është falas./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme