Vetëm një ditë na ndajnë nga mocioni i opozitës për qeverinë që drejtohet nga Kryeministri Isa Mustafa dhe ende nuk ka asnjë sinjal se kur mund të dërgohet në Kuvendin e Kosovës marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi. Por, sonte mund të ketë lëvizje të reja në në skenën politike. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) u ka dërguar një mesazh misterioz deputetëve të saj. Sipas mesazhit që është siguruar nga Tribuna Channel deputetët obligohen të jenë në Kosovë pasi mund të ketë zhvillime sonte në orën 20:00.
“ I / e nderuar deputet ju njoftoj qe me daten 09/05/2017 ne ora 20:00 Mund të ju kërkoj Kryetari- Veseli, ju lutem te jeni te gjith ne Kosovë, sepse mund të ketë zhvillime! Ju lutem konfirmone pjesmarrjen”, shkruan në mesazhin që i është dërguar deputetëve të PDK.
Ndërkaq, sot Ambasadori Amerikan Greg Delawie po takohet me deputetët e LDK-së që sipas mediave ai do të përpiqet t’i mbushë mendjen deputetëve për ta votuar demarkacionin.
Takimi i Delawie me deputetët e LDK-së vjen pas dështimit të Qeverisë të hënën që ta procedojë Ligjin për Demarkacion në Kuvendin e Kosovës. /Tribuna Channel.