Sot do të mbahet ceremonia e betimit të ushtarëve të rinj të FSK-së.
Kjo ceremoni organizohet në kazermën e Komandës dhe Doktrinës në Ferizaj, duke filluar nga ora 10:00 ku do të marrë pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, zëvendëskomandanti i FSK-së, Gjeneral major, Enver Cikaqi, zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, gjeneralë dhe oficerë të lartë FSK-së, drejtues komunalë, familjarë dhe të ftuar të tjerë, transmeton Klankosova.tv.