Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë njoftuar se ka përfunduar procesi i vlerësimit të pakove me vota nga diaspora.
Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka bërë të ditur se numërimi i fletëvotimeve të aprovuara do të fillojë sot në QNR në orën 17:00.
“Është përmbyllur procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, ndërsa numërimi i fletëvotimeve të aprovuara do të bëhet sot (e premte, 1 nëntor) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve duke filluar në orën 17:00”, ka thënë Elezi.