Sot fillon seanca për zgjedhjen kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut duhet të zgjedh sot kryetarin e ri të saj. Mandati i kryetares aktuale Dobrilla Kacarska skadon më 2 qershor.

Në seancë me votim të fshehtë zgjedhet kryetari i Gjykatës Kushtetuese nga radhët e gjyqtarëve me dy të tretat e shumicës së numrit të përgjithshëm të gjyqtarëve.
Çdo gjyqtar mund të propozojë një kandidat për kryetar të Gjykatës Kushtetuese.

Propozimi për kandidat për kryetar të Gjykatës Kushtetuese përcaktohet nga një komision prej tre gjyqtarësh të zgjedhur nga shumica e numrit të përgjithshëm të gjyqtarëve.

Nëse kandidati nuk merr shumicën e kërkuar të votave, procedura për zgjedhjen e kryetarit përsëritet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme