Sot fillon vaksinimi për gripin sezonal

Vaksinimi për gripin sezonal nis sot dhe do të realizohet në 36 lokacione në vend. Deri më tani për vaksinimin e gripit sezonal janë regjistruar mbi 32 mijë qytetarë.

Në Shkup vaksinimi do të bëhet në Qendrën për shëndet publik, në poliklinikat “Bukuresht”, “Idadijë” dhe Bit Pazar, ndërsa në ISHP vetëm për punëtorët shëndetësorë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se të gjithë të regjistruarit do të marrin porosi SMS për datën, orën e saktë dhe vendin ku duhet të paraqiten për vaksinim.

“Ministria këtë vit ka siguruar 70 mijë doza të vaksinës kundër gripit sezonal, që është një rritje në krahasim me vitet e kaluara. Vaksinimi falas mbulon grupet e rrezikut të popullsisë: të moshuarit (mbi 65 vjeç), personat me sëmundje kronike, punonjësit e shëndetësisë, gratë shtatzëna, fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç, si dhe personat e vendosur në institucionet e kujdesit social dhe punonjësit në institucionet për mbrojtje sociale të të moshuarve”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Në qendrat e shëndetit publik këtë vit janë siguruar edhe vaksinat komerciale të gripit për qytetarët e interesuar që nuk bëjnë pjesë në grupet e rrezikut.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme