Sot jepet vendimi për Fuad Ramiqin, i akuzuar për terrorizëm

Sot Gjykata Themelore në Ferizaj do të japë fjalën përfundimtare ndaj kryetarit të Lëvizjes Islame Bashkohu (LISBA) Fuad Ramiqi, i akuzuar për veprën penale “Rekrutim për terrorizëm”.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

“Në Gjykatën Themelore në Ferizaj vazhdon seanca gjyqësore me fjalën përfundimtare, ndaj të pandehurit F.R. i akuzuar për shkak të veprës penale “Rekrutimi për terrorizëm nga neni 139 lidhur me nenin 31 KPRK-së”. thuhet në njoftim.

Fuad Ramiqi ishte i ngarkuar me aktakuzën  për kryerjen e veprës penale ‘thirrje për rezistencë’.