Sot mbahet ankandi elektronik ku do të dihet se kush do ta fitojë tenderin për furnizimin me energji elektrike të konsumatorëve të Maqedonisë në 5 vitet e ardhshme. Kushti i vetëm është të ofrohet një marzhë fitimi më e ulët, e cili tani arrin në 11.5% nga furnizuesi i mëparshëm universal “EVN Home”.
Përveç EVN HOME, për thirrjen aplikuan edhe EMV shtetërore dhe EDS greke – “Energy Delivery Solutions”, e cila është një kompani bijë e Kompanisë Greke të Energjisë Elektrike PPC. Më 11 dhjetor, Qeveria shpalli një thirrje publike për përzgjedhjen e një furnizuesi të ri universal për 5 vitet e ardhshme. Arsyeja është se më 30 qershor 2024, furnizuesi aktual universal “EVN Home” ka kontratë pesëvjeçare për furnizimin me energji elektrike të konsumatorëve në tregun e rregulluar. Furnizuesi i ri do të duhet ta marrë këtë rol nga 1 korriku 2024 dhe do të ngarkohet me furnizimin e konsumatorëve me energji elektrike në tregun e rregulluar. /Adnan Qaili