Sot mbledhja e Komiteti Teknik të Ekspertëve, a do të ketë rishikim masash?

Mblidhet sot Komiteti Teknik i Ekspertëve ku dhe do të bëjnë një rezyme të situatës së COVID në vend. Shqetësimi i shtuar për variantin OMICRON, pritet që të ketë një ndryshim masash në Europë.  Bëhet me dije se komiteti do të mblidhet në orën 14:00.  Nuk dihet ende nëse do të kemi masa të reja anti Covid.


Masat që vijojnë të jenë në fuqi:

Ora policore nga 24:00 deri në 06:00 që është sot, do të shkojë në 23:00-06:00.

–              Duke filluar nga data 6 Shtator, qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare duhet të plotësojnë një nga këto tre kushte:

  1. Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë.
  2. Të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve.
  3. Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

Këto rregulla janë të vlefshme edhe për ata qytetarë të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri.

Fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave.

–              Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentat e sipërcituara, duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme