Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira lokale të pakta deri mesatare. Pasdite, do të ketë vranësira të shtuara në rajonet malore dhe kushte për shira afatshkurtër dhe paraqitje të bubullimave të rralla. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriperëndimi. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 12 deri në 20 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 30 deri në 38 gradë.
Në Shkup do të jetë me diell dhe ngrohtë me vranësira të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi. Temperatura minimale do të bjerë në 17, ndërsa maksimale do të arrijë 37 gradë.
Nga e enjtja e tutje, do të pasojë një periudhë me mot kryesisht të qëndrueshëm dhe shumë të ngrohtë. Të shtunën, në zonë do të ketë paqëndrueshmëri, e shoqëruar me erëra të forta, shira të rrëmbyeshëm dhe stuhi. Gjatë fundjavës, temperaturat e ditës pritet të kalojnë 40 gradë.
The post Sot, mot me diell dhe ngrohtë appeared first on Alsat.



