Sot në Shqipëri: 39°C në bregdet, 40°C në zonat e ulëta

Të premten në gjithë territorin e Shqipërisë do të vijojë dominimi i kthjellimeve deri në mesditë kur priten grumbullime vranësirash të përkohshme në ekstremin verior dhe verilindor të vendit, njofton Meteoalb.

Pasditja mbetet me kthjellime në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa kthjellime dhe vranësira kalimtare do të ketë në zonat lindore. Tabloja termike e së premtes nuk pritet të sjellë ndryshime duke ruajtur vlerat maksimale prej 35ºC në zonat malore; deri 39ºC në bregdet dhe rreth 40ºC në zonat e ulëta.

Rënia e temperaturave vijon graduale gjatë javës tjetër deri në fundjavë, datë 12 – 13 gusht, kur pritet rikthim në normalitetin termik mujor, ku temperaturat nuk do të shënojnë mbi 35 gradë C, vlera që mbeten dominante gjatë 10-ditëshit të dytë të gushtit 2017.

Mesnatën e së dielës dhe gjatë së hënës fillon tërheqja nga Ballkani e masave ajrore afrikane drejt Ishullit të Sicilisë dhe brigjeve tuniziane. Ndërkohë, gradualisht vendin e tyre e zënë masa ajrore më të freskëta nga Europa Veriperendimore deri mëngjesin e së premtes kur pritet qe qarkullimi i masave ajrore ne Ballkan te jete drejtperdrejt nga Europa Veriore. Në këto kushte, pritet që fundjava tjetër të sjellë një rënie te temperaturave, me të paktën 5 gradë C.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme