Sot për herë të parë në Maqedoni një mashkull ndryshon gjininë, bëhet grua!

Për herë të parë në Maqedoni sot do të realizohet operacioni për ndryshimin e gjinisë, njofton portali Sakte.net
Ky operacion do të kryhet nga kirurgu Miroslav Gjorgjeviç, i cili drejton Qendrën për kirurgji gjenitale në Beograd.
Operacioni do të realizohet në klinikën spitalore “Acibadem Sistina” në Shkup ku një mashkull do të ndryshojë gjininë dhe do të bëhet grua.
Kjo është hera e parë që në Maqedoni realizohet një operacion i tillë, si pjesë e simpoziumit për rindërtim të gjenetikës.
Kjo ndërhyrje kirurgjikale do të ndiqet nga të gjithë mjekët e pranishëm përmes një projektori të vendosur në amfiteatrin e klinikës.
Kirurgu Mirosllav Gjorgjeviç deri më tani ka bërë më shumë se 1.500 operacionet ndryshim seksi./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme