Sot protesta e Berishës kundër Vuçiç dhe inceneratorët/ policia zbaton planin e masave, autobote me ujë ‘zbarkojnë’ në rrugë

Teksa sot pritet të që të mbahet protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha në kuadër të vizitës së presidentit serb, Alekandër Vuçiç për nismën ‘Ballkani i Hapur’ dhe kundër vjedhjes me inceneratorët, Policia e Tiranës ka vënë në zbatim planin e masave kundër tubimeve.


BalkanWeb ka siguruar pamje nga zbatimi i planit të masave, ku shihen autobotë me ujë që përdoren për shpërndarjen e turmave, teksa ecin përgjatë bulevardit ‘Gjergj Fishta’.

Në terren pritet që gjatë ditës së sotme të ketë prezencë të shtuar të punonjësve të policisë, të cilët do të jenë në gatishmëri për të monitoruar situatën dhe mbarëvajtjen e protestës. Protesta në fjalë pritet që të nisë në orën 16:00, nga selia e PD-së, për të vijuar më pas drejt Kryeministrisë. Ishte pikërisht zoti Berisha ai që njoftoi protestën në fjalë, ndërsa paralajmëroi edhe presidentin Vuçiç që mos të vinte në Tiranë, pasi do të përballej me kundërshti nga shqiptarët.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme