Sot seanca e radhës e Ramush Haradinajt në Francë

Gjatë ditës së sot pritet të mbahet seanca e radhës dhe sipas të gjitha gjasave e fundit drejtuar liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Me fillim nga ora 14:00 në Gjykatë në Colmar të Francës pritet të paraqitet kërkesa e Serbisë për ekstradimin e Haradinajt, transmeton Indeksonline.

Haradinaj ishte ndaluar me 4 janar në aeroportin e Bazelit, me një urdhërarrest të lëshuar nga shteti i Serbisë.

Po ashtu duhet përkujtuar që pas kësaj seance pritet që edhe të merret vendimi përfundimtar në lidhje me kërkesën për ekstradim si dhe vendosjen për lirimin e Haradinajt./Indeksonline/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme