“Sot te prona ime, nesër te e jotja!”- Ndërtimi i resortit dhe pretendimet për pronësinë e truallit, banorët e Rrjollit protestojnë para Parlamentit

Banorët e Rrjollit, po protestojnë ditën e sotme para Parlamentit të Shqipërisë, me pretendimin se po u grabitet prona për ndërtimin e një resorti, teksa brenda sallës po zhvillohet seanca plenare.


banorët e Rrjollit (2)

Prej kohësh banorët e Rrjollit janë ngritur kundër ndërtimi të resortit që po ndërtohet në tokat e tyre nga kompania “Gener 2”, me pretendimin se po u merret prona padrejtësisht, për llogari të kompanisë.

“Sot te prona ime, nesër te prona jote”; “Rrjoll, zëri i qytetarëve kërkon drejtësi”; “Stop grabitjes së pronës private”; “Politikanë, zbatoni nenet 41 dhe 181 të Kushtetutës”, thuhet në pankartat e tyre.

banorët e Rrjollit (3)

Në Rrjoll, protestuesit janë përplasur edhe fizikisht me forcat e Policisë së Shtetit dhe të kompanisë private ‘Breçani Security’, të cilët forcërisht kishin tentuar shpërndarjen e protestave.

banorët e Rrjollit (4)banorët e Rrjollit (1)

banoret e rrjollit

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme