VIDEO/ “Isha i lodhur, më zuri gjumi!”- Makina doli nga rruga dhe ra nga disa metra lartësi, shoferi shpëton mrekullisht: Kam lindur për së dyti!

Një aksident rrugor është shënuar mesditën e sotme në aksin Morinë–Kukës, pranë fshatit Përbreg, ku një automjet me targa të Kosovës ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin mbajtës të autostradës, duke rënë nga një lartësi disa metra anës rrugës.


Fatmirësisht, nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, pasi drejtuesi i mjetit, Besart Cecelia, 48 vjeç, ka shpëtuar pa pasoja.

Vetë Cecelia ka treguar momentin e aksidentit, duke thënë se ishte i lodhur dhe e kishte zënë gjumi.

aksidenti kukes morine besart (4)

“Quhem Besart Cecelia, jam nga Vushtria e Kosovës. Isha duke ardhur nga Kosova për të shkuar në punë, te Basanja jam trajner futbolli. Isha i lodhur, në një moment më zuri gjumi dhe e pash veten duke dalë nga rruga.

Falë zotit shpëtova dhe jam shumë mirë. Lartësia mendoj se është më shumë se 10 metra. Isha vetëm në makinë. Po shkoja në Shkodër se kishim stërvitjen. Jam trajner futbolli, i FC Basanja, i kategorisë së dytë”, tregoi ai, ndërsa shtoi: “Kam lindur për së dyti”.

aksidenti kukes morine besart (2)aksidenti kukes morine besart (1)aksidenti kukes morine besart (3)aksidenti kukes morine besart (7)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme