Sot vendoset për Oliver Ivanoviqin

Gjykata Themelore e Mitrovicës do të vendos sot për fatin e kryetarit të Iniciativës Qytetare Serbe, Oliver Ivanoviq, nëse ai do të lirohet apo do vazhdojë të qëndrojë në burg, shrkuan Gazeta Monitor.

Nëse ai lirohet me kusht Serbia ka dhënë garanci se do të jetë në dispozicionin e autoriteteve gjyqësore.

Gjykata Themelore e Mitrovicës në vendimin e 30 marsit 2016, e shpalli fajtor Oliver Ivanovicin  për veprën penale të Krimeve të Luftës kundër Popullatës Civile dhe ndaj tij e shqiptoi një dënim prej 9 vjet burgim.

Kujtojmë, se Oliver Ivanoviq do të rigjykohet nga Gjykata Themelore në Mitrovicë nën akuzat për krime lufte gjatë periudhës 1999-2000 kundër civilëve shqiptarë. Kjo erdhi pasi, Gjykata e Apelit ka gjetur shkelje procedurale dhe ka vlerësuar se nuk është vërtetuar plotësisht gjendja faktike gjatë gjykimit në shkallën e parë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme