SPAK e hetoi për shpërdorim detyre, GJKKO pushon çështjen ndaj kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK-ut për të pushuar çështjen penale ndaj kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu.


Kryetari i Bashkisë u vendos në hetim nga Prokuroria e Posaçme për “shpërdorim të detyrës”, por në përfundim të hetimit, SPAK vlerësoi se prej tij nuk ishin konsumuar elementë të veprës penale.

Socialisti u paraqit në SPAK më 10 korrik 2024, kur deklaroi për media se është vënë në hetim për shkak të denoncimit nga Partia Demokratike mbi një problem procedure, ku PD-ja në Lezhë nuk është dakord që të shtrohet trotuari për qytetarët.

Ndreu e cilësoi kallëzimin si politik, e u shpreh asokohe se nuk ka asnjë shkelje.

Ndreu: Arsyeja është thirrje për një cështje që është denoncuar nga PD. Ajo që duhet thënë është 0 shkelje procedurash, 0 korrupsion dhe 0 dëm ekonomik.

Ka një problem procedure, ku PD në Lezhë  nuk është dakord që t’i bëjmë trotuarin njerëzve.

Jemi në proces, thash shpjegimit, do jap prap. Isha në cilësinë e personit në hetim për veprën penale shpërdorim të detyrës.

Është kallëzim politik, por nuk ka të bëjë me asnjë shkelje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme