I pyetur për përfaqësimin e shqiptarëve në njësitin TIGRAT, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sonte në emisionin “Rruga drejt” në Alsat, tha se nuk ka rëndësi përkatësia etnike, por që kandidatët duhet t’i plotësojnë kushtet për në këtë njësit elitar.
“Nga të gjithë kandidatët që janë paraqitur ka qenë vetëm një shqiptar. I cili i filloi testimet dhe arriti deri te kontrollet preliminare, ngaqë nuk dinte not nuk mundi të vazhdojë tutje”, tha Spasovski.
Ai shtoi se këtu nuk mund të ketë improvizime, pra nuk mund të bëni asnjë lëshim./Alsat.mk