Spasovski: “Qyteti i Sigurt” do të shtrihet edhe në qytetet tjera të vendit

Sistemi “Qyteti i Sigurt” do të përmirësohet dhe kjo do të nënkuptojë përfshirjen e qyteteve dhe autostradave më të mëdha në të gjithë vendin, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

“Për momentin e kemi vetëm në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë dhe është në proces procesi i përmirësimit të gjithë këtij sistemi. Përmirësimi do të përfshijë autostradat në të gjithë vendin dhe këto tre qytete, natyrisht edhe përcaktimin elektronik të shkeljeve të qarkullimit rrugor”, tha ai duke shtuar se ideja është që sistemi të zgjerohet, para së gjithash në qytetet e mëdha ku ka frekuencë më të madhe të njerëzve.

“Qyteti i Shtipit është një nga ato qytete, edhe pse duhet të themi se lindja, zona e Shtipit, është e qetë, stabile, por kudo që kemi video vëzhgim, kemi përmirësim të situatës së sigurisë, por edhe na ndihmon në veprimtarinë zbuluese të sigurisë publike”, deklaroi Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme