SPB Tetovë e ka zbardhur rastin në të cilin u sulmuan dy të mitur, sulmuesit janë privuar nga liria

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë e ka zbardhur plotësisht rastin ku gjatë ditës së djeshme (03.09.2025) në Tetovë u sulmuan fizikisht dy të mitur. Më 03.09.2025, rreth orës 22:30, në rrugën “Prilepska” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë e privuan nga liria N.Ç. (20) nga Tetova, ndërsa më 4.9.2025, në orën 12:10, në rrugën “Ilindenska” u privua nga liria edhe D.D. (23) nga fshati Radiovcë.

Gjithashtu, është zhvilluar bisedë zyrtare me 16 të mitur. Ata dyshohen se rreth orës 18:00, në rrugën “Blagoja Toska” në Tetovë, në grup, kanë sulmuar fizikisht një 17-vjeçar dhe një 15-vjeçar, të dy nga fshati Dobrosht, komuna Tearcë, të cilët po dilnin nga shkolla e mesme. Sipas denoncimit të bërë nga prindërit e tyre, Q.E. (50) dhe H.I. (43) nga Dobroshti, djemtë e tyre kanë qenë me një të mitur tjetër, i cili ka arritur të ikë. Anëtarët e grupit kanë qenë tifozë të një klubi futbollistik të Tetovës.

Pas sulmit, dy të miturit janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Pas dokumentimit të plotë të rastit, në bashkëpunim me prokurorin publik, ndaj sulmuesve do të ngrihen kallëzimet e duhura penale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme