Gjermani, duke mposhtur partinë e kancelares në shkuarje, Angela Merkel, sipas rezultateve preliminare. SPD ka siguruar 25.7 për qind të votave, derisa blloku konservator i Merkelit, Demokrisian/Kristian-Social (CDU/CSU), ka siguruar 24.1 për qind.
Një koalicion është i domosdoshëm për të krijuar qeverinë.
Lideri i SPD-së, Olaf Scholz, ka thënë më herët se partia e tij ka mandat të pastër për të udhëhequr, ndërkohë që partia e tij është nisur drejt numrave të parë në listë.
Sondazhet kanë parashikuar një garë të nxehtë, mirëpo këto zgjedhje kanë qenë të paparashikueshme.
Një gjë është e qartë se, kancelarja në shkuarje nuk do të shkojë askund derisa të formohet qeveria – dhe kjo gjë mund të vonohet deri në kohën e Krishtlindjes.
Detyra e pasardhësit të Merkelit është që të udhëheqë ekonominë më të madhe në Evropë në katër vitet e ardhshme, derisa edhe ndryshimet klimatike janë në krye të agjendës.
Scholz i ka thënë një audience televizive se votuesit i kanë dhënë atij detyrën e “formimit të një qeverie të mirë dhe pragmatike për Gjermaninë”.
Rivali i tij konservator, Armin Laschet, ka reaguar, po ashtu, duke thënë se ky proces është për formim të koalicionit dhe jo për “shumicë aritmetike”.
Përtej partive të mëdha, dita e zgjedhjeve nuk ka qenë me sukses të konsiderueshëm për të majtën radikale dhe atë të së djathtës ekstreme.
Partia e krahut të majtë, Die Linke, mund edhe të mos jetë më në parlament, nëse rezultati i saj zgjedhor bie nën 5 për qind.
Ndonëse partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, duket se ka shënuar ulje në nivel kombëtar, ajo ka dalë partia më e madhe në landet gjermane, Saksoni dhe Turingia.
Merkel, e cila ka qenë në pushtet nga viti 2005, nuk do të jetë më pjesë e udhëheqësisë gjermane./ REL