Mantelet e bardhë u kanë mbetur të palosur në shtëpi, sepse ato nuk kanë pasur mundësi t’i veshin ndonjëherë.
Specializantët stomatologë dhe ata të mjekësisë së përgjithshme, edhe pas shkollimit me vite të tëra, nuk po mund të gjejnë punë.Aq shpesh kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me protestë para Ministrisë së Shëndetësisë, saqë nuk e dinë se për të satën herë po protestojnë.
Thonë se edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, por edhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, u kishin premtuar se nga janari ata do të sistemohen në vende të punës.
Pasi qëndruan disa minuta para objektit të ministrisë, ata u thirrën në takim nga ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.
Pas takimit, specialistët thanë se ministri sërish u premtoi se brenda një periudhe të shkurtër do të punësohen, pasi që ka disa ide lidhur me këtë çështje. Sidoqoftë, këtyre specialistëve gjithashtu u është thënë se edhe buxheti për ta tashmë është ndarë.