Specialja e nisë me vrull vitin – 10 ftesa për tri javë, OVL paralajmëron protesta

Gjykata Speciale e ka nisur me vrull punën në vitin që sapo hymë. Vetëm brenda 20 ditësh, kjo Gjykatë ka ftuar për intervistim 10 ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UCK-së, Hysni Gucati, tha për Ekonomia Online se për ta Gjykata Speciale vazhdon të mbetet e papranueshme dhe e padrejtë.

Ai nuk ka përjashtuar mundësinë e protestave për të treguar se lufta e UCK-së ka qenë e pastër dhe nuk ka të bëjë asgjë me atë se për çfarë po akuzohen pjesëtarët e saj.

“Është e vërtetë që Gjykata Speciale edhe këtë vit ka filluar me një ritëm shumë të madh të ftesave. Deri më tash ka dërguar 10 ftesa, që i ka ftuar 10 veteranë të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, prej tyre janë 4 të dyshuar dhe 6 në cilësinë e dëshmitarit. Për ne gjithmonë ka qenë e papranueshme dhe është e papranueshme dhe arsyeja është se është gjykatë e njëanshme, e padrejtë në këtë aspekt, kështu që për ne tash jemi bërë edhe si njëjtë me këto ftesa nga gjykata. Por ne kategorish jemi kundër tyre që UÇK ka qenë një luftë e drejt që e kemi bërë në vendin tonë, por përkundrazi ne e kemi larguar ushtrinë serbe nga Kosova’’.

‘’Nuk përjashtohet mundësi e protestave, varësisht prej situatës që flitet gjithmonë për politikat, tashmë edhe qeveria nuk është formuar ende. Ne i përcjellin zhvillimet politike dhe nuk do të dalim vetëm sa për sy e faqe në protestë por do të ju tregojmë ndërkombëtarëve se UÇK, nuk ka bërë krime dhe nuk jemi kundër drejtësisë, se në këtë vend ka pasur shumë padrejtësi dhe ne kemi  luftuar padrejtësitë në vend’’, tha ai.

Gucati tha se gjykata vendëse por edhe ajo e Hagës e ka nxjerr UCK-në fitimtare dhe kjo përpjekje e sërishme është e panevojshme dhe si e tillë po lëndon shumë njerëz në Kosovë.

“Personalisht unë dhe gjithë shokët e mi nuk ndihemi mirë kurrë, ne jemi si një familje në luftë. Kështu që unë nuk ndihna mirë kurrë në jetën time kur dëgjoj për një shok të luftës apo një veteran të UCK-së që e ka ftuar Gjykata Speciale, dhe kjo është arsyeja se pse ne reagojmë, sepse ne e dimë që ka padrejtësi qe 20 vjet, këtu ka qenë e UNMIKU-t , EULEX-it, Gjykata jonë vendore dhe gjykata e Hagës ku ne kemi dalë fitimtar. Për sa do t’i ftojmë nuk e dimë, për sa janë ftuar e dimë, janë ftuar mbi 260 që na kanë lajmëruar para dhjetorit kanë qenë 250, tashmë 260 nga Gjykata Speciale, të dyshuar por edhe në cilësinë e dëshmitarëve’, tha ai.

Gucari kërkon një gjykatë vendëse që të merret me krimet serbe në Kosovë, pasi që gjatë luftës në vendin tonë kanë ndodhur 460 masakra dhe ende nuk ka asnjë serb të dënuar.

“Nga Gjykata Speciale jemi duke pritur ndonjë aktakuzë, ose edhe kur thotë s’ka kurgjo hiq, kështu që për ne kjo është gjykatë e padrejtë. Është ndarë një fond nga Qeveria që i mbulon të gjitha shpenzimet për të ftuarit në Gjykatën Speciale. Për krimet serbe është mirë të formohet një gjykatë vendore për të gjitha krimet që janë bërë në Kosovë, po dihet kush ka bërë krime në Kosovë, policia, ushtria dhe  paramilitarët serb”.

“Është mirë që të zbulohet të gjitha ato krime jo tash të merren ne në thonjëza gjoja ne kemi bërë një shkelje, a këtu Serbia i ka bërë 460 masakra. Ende nuk ka dalur asnjë para drejtësisë. Kjo na ka shty ne të jemi kundër kësaj Gjykate. Kështu që dikush duhet të merret përgjegjësi për këto 460 masakra. Kjo gjykatë është dashtë të jetë e barabartë për të gjithë pa dallim, shqiptarë, serbë, romë për këto krime”, tha ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme