Specialja fton edhe asamblistin e LDK-së në Suharekë, Bashkim Ndrecajn

Prokuroria Speciale në Hagë ka ftuar edhe asamblistin e LDK-së në Komunën e Suharekës, Bashkim Ndrecaj.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë asamblisti, duke thënë se do t’i përgjigjet ftesës sepse, siç thotë ai, “e kemi obligim qytetar”.

“Sot nga Prokuroria Speciale në Hagë më erdhi një fletëthirrje për t’u paraqitur me datë 21 maj 2019 në dhomat e Specializuara në Hagë. Unë do t’i përgjigjem kësaj ftese sepse e kemi obligim qytetar”, deklaroi Ndrecaj në një postim në Facebook.

Ai tha se beson në luftën e UÇK-së, më shumë sesa në drejtësi.

“Unë besoj në drejtësi por më shumë besoj në Luftën e drejtë të UÇK-së”, shkroi Ndrecaj, që njëherësh është edhe kryetar i Nëndegës së LDK-së në Shirokë.

Veç tij, ftesë ka marrë edhe ish-komandanti i Brigadës 136, Salih Lajçi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme