“Specialja” ka siguruar incizime për vjedhjen e votave nga funksionarë të BDI-së!?

ZBULOHEN SHKAQET PSE NUK U VOTUA LIGJI PËR DËSHMITARËT

BURIME TË SIGURTA TË GAZETËS LAJM, THONË SE NË PSP MES TJERASH KA EDHE NJË BISEDË TË INCIZUAR TË DY FUNKSIONARËVE (SHUMË) TË LARTË TË BDI-SË,TË CILËT BISEDOJNË MES VETI LIDHUR ME INVOLVIMIN E NJË FUNKSIONARI TË TRETË TË KËSAJ PARTIE NË MBUSHJEN E KUTIVE. E NJËJTA BISEDË, PËRMBAN PJESËN E BISEDËS KU DY FUNKSIONARËT (SHUMË TË LARTË) THONË SE FUNKSIONARI I TRETË I TYRE ËSHTË INCIZUAR DUKE MBUSHUR KUTITË

 – Në mesin e “bombave” të cilat i ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale Publike (PSP), LSDM-ja opozitare, ka edhe disa të cilat përmbajnë biseda të funksionarëve të lartë të BDI-së që kanë të bëjnë me manipulime zgjedhore. Burime të sigurta të Gazetës Lajm, thonë se në PSP mes tjerash ka edhe një bisedë të incizuar të dy funksionarëve (shumë) të lartë të BDI-së,të cilët bisedojnë mes veti lidhur me involvimin e një funksionari të tretë të kësaj partie në mbushjen e kutive. E njëjta bisedë, përmban pjesën e bisedës ku dy funksionarët (shumë të lartë) thonë se funksionari i tretë i tyre është incizuar duke mbushur kutitë. Ata poashtu bisedojnë se si të shpëtojnë këtë funksionar edhe nga dënimi edhe nga zbulimi i incizimit. Ky incizim është bë me celular dhe burimet tona thonë se një pjesë e tij madje ka rrjedhur në opinion.

Burimet tona thonë se pikërisht posedimi i këtyre dëshmive është një nga shkaqet pse deputetët e BDI-së nuk e përkrahën ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve, që kërkoi PSP.

BDI nuk përkrahi ligjet e PSP-së

BDI, ashtu si edhe VMRO-DPMNE-ja nuk i ka mundësuar sot prokurorisë Speciale publike që të zbardh rastin e “Sopotit” dhe rastin “Monstra”, për shkak se nga 19 deputetë të kësaj partie, vetëm tetë kanë votuar “pro”, katër deputetë kanë qenë të pranishëm në sallë por nuk kanë votuar, ndërsa shtatë deputetë nuk kanë qenë të pranishëm. Për propozimin e ligjit për dëshmitarët e mbrojtur, Ligj i cili kërkohet nga prokzurorja speciale Katica Janeva, që të mund të hapen rastet e Sopotit dhe Monstrës, Pro kanë votuar Nora Aaliti, Rafis Aliti, Kaltrina Azizi, Rexhail Ismaili, Vjollca Nuredini – Mehmeti, Selvije saliu, Shpreha Hardi dhe Talat Xhaferri. Nga deputetët që ishin në sallë por nuk votuan aspak, janë deputetët Musa Ibrahimi, Mirvan Xhemaili, Rustem Ejupi dhe Mirsada Asani Emini, ndërsa aspak në seancë nuk u shfaqën Xhevat Ademi, Artan Grubi, Hazbi Lika, Ramis Merko, Ermira Mehmeti Jamin Sinanipor edhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti. Deputeti i BDI-së dhe Nënkryetar i Kuvendit, Rafis Aliti, i pyetur nga gazetarët pse një pjesë e deputetëve të BDI-së nuk i kanë mbështetur ligjet që shkojnë në favor të PSP-së dhe rasteve të Sopotit dhe Monstrës, ai ka deklaruar se arsyeja është për shkak se propozim ligjet nuk janë propozuar nga vetë PSP por nga LSDM-ja.

“Prokuroria speciale duhet të ngrej iniciativë për propozim ligjet që duhet ne ti votojmë, iniciativa duhet të vije ng PSP dhe jo nga partitë politike brenda kuvendit. Dhe gjithsesi se ne ngelim në atë qëndrim se me gjuhën e argumenteve të cilat do ti ofrojë PSP dhe do ti përkrahim propozimet e tyre”, deklaroi Rafis Aliti nga BDI.

Familjarët shqiptarë të dëhspëruar

Një javë më parë, familjarët e rastit të Spotit por edhe të rastit Monstra, përmes TV SHENJA i kanë dërguar porosi të gjithë deputetëve shqiptarë që të mbështesin propozim ligjet në favor të PSP-së se në atë mënyrë më së shpejti do të zbardhen rastet e tyre. Samet Lutfiu, ka kërkuar nga deputetët shqiptarë të mbështesin ligjin sepse atëherë gjykatat nuk do të kenë mundësi të zvarrisin seancat.

“Më së shumti dëshirojmë që ta marrë rastin Prokuroria Speciale, të zbardhet rasti mos ta pengojnë, dhe i kisha lut shqiptarët që marrin pjesë në parlament, mos ta pengojnë ligjin për dëshmitarët e fshehtë që të mos zbardhet rasti”, ka deklaruar Samet Lutfiu, rasti Sopoti.

Ndërsa Bedri Ajdari, njëri nga familjarët e të akuzuarve të rastit “Monstra”, deklaroi se ka mjaft dëshmitarë që mund të dëshmojnë si të mbrojtur dhe vetëm në këtë mënyrë mund të përfundohet kjo punë njëherë e përgjithmonë

“Mendimi ynë është se ka marrëveshje politike, unë po ta mbroj anën këndej, ti ma mbroj anën këndej dhe ne pak do të jemi të barabartë në Qeveri ose në pushtet, asgjë tjetër nuk ka. Ndoshta, të folim realisht, ndoshta BDI dëshiron për rastin Monstra të ketë ligj, por ligji nuk votohet posaçërisht për një rast ose për dy raste, ligji do të vlejë për më tepër raste dhe ata i dijnë punët e veta se si i kanë dhe çfarë mbrojnë. Përndryshe, po të jenë të realtë, ata duhet ta votojnë ligjin menjëherë, pa hamendje, pa mëdyshje, nëse ti nuk ke çfarë të fshehish, pse mos ta votosh ligjin.”, tha Bedri Ajdari, familjar i të akuzuarve të rastit ”Monstra”, ka deklaruar Bedri Ajdari, rasti “Monstra”.

Edhe pse propozim ligjet për vazhdimin e mandatit të PSP-së dhe për dëshmitarët e mbrojtur i propozoi vetë LSDM-së, edhe vetë deputetët e kësaj partie, nuk kanë votuar për ligjin i cili shkon në favor të rastit Monstra. (e.b.&a.h.)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme