Spekulojnë mediet serbe: Kush i kontrollon Thaçin, Veselin e Haradinajn?

Ndonëse është e përhapur përshtypja se lojtarët kryesorë të Kosovës janë të preferuarit e Perëndimit dhe në marrëdhënie të mira me të gjithë, nga Berlini, në Bruksel e deri në Uashington, kjo, sipas gazetës serbe “Blic” nuk është kështu, sepse, sipas saj, këta tre liderë shqiptarë punojnë bahskë, por njëkohësisht secili lufton për më shumë pushtet në Prishtinë.

Sipas ‘njohurive’ të gazetës, gjermanët i shmangen Hashim Thaçit dhe Berlini nuk mund t’ia fal pse para disa vitesh i ka zbuluar agjentët e shërbimit të tyre BND.

Që atëherë, sipas gazetës, kryetari i Kosovës për administratën gjermane nuk është partner i besueshëm dhe nuk luajnë në të. Gjermania tash për tash ka qëndrim të fortë se marrëveshja e cila do të çonte në përkufizimin e territoreve nuk mund të kalojë. Thaçi, shkruan, “Blic”, flet mu për këtë zgjidhje. Thaçi është në lidhje me kabinetin e këshilltarit të presidentit amerikan për siguri kombëtare John Bolton.

Në ShBA, thuhet më tej, një pjesë e establishmentit është për korrigjimin e kufijve dhe modelit të tillë të zgjidhjeve në Ballkan, por Bolton, siç thuhet, po e shtynë këtë tregim.

“Thaçi mendon që me këtë ta zgjasë jetën e tij politike. Por, fakt është se ne e respektojmë Amerikën, mirëpo dhënia e territorit tomë Thaçit nuk i sjell poenë në terren. Gjykata edhe përkundër Amerikës i varet si shpatë mbi kokë”, citon gazeta një biznesmen anonim.

Për kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, thuhet se më së shumti e dëgjon vëllain e tij Dautin. Haradinajn, sipas gazetës, “e mbajnë” britanikët, por jo dretpërdrejt. Liidhja thuhet se mbahet nëpërmjet Ardian Gjinit, zëvendësit të tij në Aleancën për ardhmërinë e Kosovës, i cili, ‘sipas njohurive’, është shtetas britanik.

Britanikë kanë qëndrim se s’ka ndryshim kufijsh, e këtë qëndrim e përfaqëson edhe Haradinaj, shkruan gazeta.

Kadri Veseli, sipas gazetës, luan në tri anë. Sipas saj, njeriu nga hija, lojtar i shkathtë dhe më i lëvizshëm se Thaçi e Haradinaj bashkëm Veseli nuk eksponohet shumë, vepron nga prapavija dhe thuhet se punon për së paku dy apo tri shërbime inteligjente njëherësh.

Gazeta vlerëson se “shikisti” i vjetër, i paskrupullt dhe sipas vlerësimeve të atyre që e njohin skenën politike të Kosovës, do t’ia shohin sherrin – nëse ata nuk e dërgojnë në Hagë, shkruan gazeta,

Veseli cilësohet si agjent i vjetër. Sipas ‘njohurive’, ai nuk ka madje as telefon personal mobilL kur i duhet ta thërrasë dikë, nga njerëzit rreth tij e huazon telefonin. Po sipas këtij ‘burimi’ ndonjëherë e shfrytëzon telefonin për vetëm një përdorim.

Përmendet edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për të cilin thuhet se deklaratat e tij kryësisht janë neutrale, por se gjithçka lidhur me Kosovën ka lidhje me të.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme