“Spitalet pa çarçafë, Vitia me mindil mëndafshi” – Ymeri reagon pas pamjeve nga Pediatria e QKUK-së

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka reaguar pas publikimit të një qytetareje për gjendjen në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Qytetarja kishte publikuar pamje nga kushtet në këtë klinikë, duke thënë se nuk po kërkohet luks, por vetëm minimumi i nevojshëm për fëmijët që marrin trajtim.

Për këtë rast ka reaguar Ymeri, e cila ka kritikuar menaxhimin e institucioneve shëndetësore dhe paraqitjen publike të zyrtarëve.

“Si në çdo qeveri të korruptuar, institucionet katastrofë të menaxhuara po ministrat me paraqitje të kuruar. Spitalet pa çarçafë e pa kurrfarë shtrati, Vitia si ministër me mindil mëndafshi”, ka shkruar Ymeri.
Ajo i ka bërë thirrje ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitisë, që të krahasojë kushtet e pacientëve me paraqitjen e tij.

“Ftoj ministrin të krahasojë pak, shtratin e fëmijëve edhe mindilin e katit. Në fund të dyja paguhen me para nga ne të ngratit. Pyetja është pse nuk po ndërrohen për fëmijët çarçafët e shtrati, por po vezullojnë gjithmonë e më shumë teshat e katit”, ka shkruar ajo.

Reagimi i deputetes së zgjedhur vjen pas shqetësimeve të ngritura nga qytetarët për kushtet në Pediatrinë e QKUK-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme