Spitalet janë të stërmbushura dhe pacientët kanë mbushur edhe korridoret, kështu ka bërë të ditur Shoqata Mjekësore Siriane Amerikane (SAMS).
Katër nga spitalet e kësaj organizate është dashur të “transferohen” pas dëmtimeve të shkaktuara nga tërmeti 7.8 ballësh, që ndodhi mëngjesin e së hënës, raporton Sky News, transmeton Zeri.info.
Spitali i lindjes në Idleb u detyrua të transferonte të gjithë të porsalindurit në një institucion aty pranë.
“Spitalet janë të stërmbushura me pacientë, madje edhe korridoret. Kemi nevojë urgjente për mjete për të trajtuar dëmtimet e marra dhe të shpëtojmë jetën e të lënduarve”, thuhet në komunikatën e SAMS-it.
Edhe spitali “Al Dana” u detyrua t’i evakuonte pacientët pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti. /Zëri