Spitali i Traumës reagon për gjendjen e 34 vjeçarit: Është në shok traumatik, ka dëmtime të rënda të anësive

Një ngjarje e rëndë  ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë ku një 33-vjeçar ka qenë shenjestër e një atentati me eksploziv. Menjëherë pas shpërthimit Endrit Sadedini u dërgua në spital ku kishte marrë dëmtime të rënda të gjymtyrëve. Sipas Spitalit të  Traumës 34 vjeçari është në gjendje shoku traumatik, me dëmtime të rënda të anësive.


Në njoftim spitali bën me dije se ai është duke marrë ndihmën e parë dhe se prognoza aktualisht e rezervuar.

Endrit Sadedini i ka shpëtuar një tjetër atentati në vitin 2017. Në mjetin e tij ishte vendosur një sasi prej 500 gramësh tritol, shpërthimi i së cilës do të shkaktonte vdekjen e sigurt të shënjestrës ne ecje.

Në atë kohë Sadedini ishte pronar i një lokali në zonën e “Ujit të Ftohtë”. Po në muajin Prill të 2017-ës në lokalin që ai ka në zotërim u vra një person dhe u plagosën tre të tjerë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme