“Spitalit klinik të Tetovës i mungojnë 400 punonjës shëndetësorë”

Punonjësit shëndetësorë nga Spitali Klinik i Tetovës organizuan një protestë paqësore në paraditen e sotme përmes së cilës shprehën shqetësimet e tyre lidhur me kushtet e punës dhe cilësinë e shërbimit shëndetësor në spitalin e tyre.

Ata kërkojnë paga më të larta, të pajisen me pajisje moderne dhe të kenë një proces punësimi jo-selektiv. Një nga problemet kryesore që theksuan është mungesa e personelit shëndetësor.

“Sistemi ynë shëndetësor ka një mungesë të dukshme të personelit. Për shembull, kemi 470 shtretër në spital dhe duhet të kemi tre mjekë për krevat, por aktualisht kemi një mungesë prej mbi 400 punonjësish shëndetësorë. Kjo mungesë e bën të pamundur ofrimin e një kujdesi shëndetësor cilësor për pacientët tonë,” tha Arif Ibrahim nga Sindikata e Pavarur e Mjekëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme