Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me sulmin që ndodhi dje në uzinën e armëve në Gramsh.
Gazetari i ‘News24’ Igli Çelmeta, duke iu referuar burime pohoi se edhe shërbimet e huaja inteligjente, partnere të vendit tonë janë përfshirë në hetimin për ngjarjen në uzinën e Gramshit.
Mësohet se këto struktura po ofrojnë asistencën e tyre në ndihmesë të autoriteteve shqiptare për zbardhjen e ngjarjes, pasi dyshohet se kemi të bëjmë me një rrjet spiunazhi rus.
Kujtojmë se dje 2 rusë dhe një ukrainas iu afruan uzinës për të tentuar që të hynin brenda. Ndërkohë një prej tyre, Mikhail Zori hyri në ambientet e rrethimit, ndërsa pasi tentoi të largohej i hodhi spray paralizues dy ushtarëve, duke i lënë të plagosur.
(BalkanWeb)