Sputnik: Edhe këtë e pritëm – Amerika kërcënon Kosovën me Rusinë

Amerika dhe vendet e tjera të Quint-it kanë paralajmëruar autoritetet e Prishtinës se nuk do të ndalin asnjë përpjekje të Rusisë për formimin e Gjykatës Speciale për UÇK’në në Këshillin e Sigurimit në OKB, nëse Parlamenti i Kosovës voton Ligjin për shfuqizimin e saj, shkruan mediumi rus Sputnik  – transmeton Periskopi.

Sputnik shkruan se amerikanët janë jashtëzakonisht të shqetësuar nga nisma që u mor në Prishtinë për të pezulluar punën e Dhomave të Specializuara për Krime Lufte, andaj po shqyrtohet mundësia e veprimit me plan “B”.

Mediumi rus shkruan se Amerika ka paralajmëruar Kosovën se nuk do të bllokojë asnjë iniciativë që mund të ndërmerret nga Rusia për formimin e një Gjykate Speciale në Këshillin e Sigurimit të OKB’së

‘Sputnik’ shkruan se kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj e mori shtruar këtë qëndrim të papritur të SHBA’së për mundësinë e mosndërmarrjes së ndonjë iniciative për bllokimin e përpjekjeve ruse për të formuar një Gjykatë të re Speciale, nëse aktualja shfuqizohet nga Kuvendi i Kosovës.

Tutje, citohet profesori i Universitetit të Prishtinës, Behlul Beqaj, i cili i ka cilësuar si dëmshme për Kosovën përpjekjet për shfuqizimin e Speciales.

Sipas tij, autoritetet kosovare janë të bindura se Amerika do t’i qëndronte prapa një qëndrimi të tillë.

Në këtë artikull të Sputnikut citohet edhe analisti politik nga Mitrovica, Aleksander Stojanoviç, i cili ka thënë se udhëheqja e sotme politike në Kosovë që përbëhet nga komandantë të UÇK’së, janë mësuar të marrin gjithçka që dëshiron Amerika.

“Ka ndarje të mëdha në mesin e strukturave politike në Kosovë që tani janë në pushtet. Thaçi u shfaq me një ekip që ishte pjesë e luftës dhe tani dëshiron të marrë përsipër. Haradinaj dëshiron ta paraqes vetën si dikush që e mban fjalën dhe mbron kriminelët e luftës. Ai dëshiron të ngrihet si dikush që është lojtar i fortë dhe kështu të gjithë mund ta shohin atë. Nuk duhet të injorohet ajo që po  ndodh aktualisht në Lëvizjen Vetëvendosje, sepse thuhet se është mundur që Albin Kurti të kthehet në parti, gjë që do të thotë se ai do të qëndrojë me Haradinajn kur të vijë në Gjykatën Speciale”, citohet të ketë thënë Stojanoviç.

Tutje në artikull përmendet se Gjykata Speciale  u themelua nga Bashkimi Evropian pas një raporti të ligjvënësit evropian Dick Marty, në të cilin thuhej se kishte prova për trafikim të organeve të qenieve njerëzore nga UÇK’ja, kryesuar nga Hashim Thaçi.

Tutje, përmenden edhe përpjekjet që aktualisht po bëhen në Kosovë nga klasa politike për shfuqizimin e kësaj Gjykate.

Sputnik shkruan se Thaçi i cili nënshkroi marrëveshjen për këtë Gjykatë tha se ishte i detyruar ta bënte, gjersa Haradinaj ishte kundër saj që nga fillimi.

“Situata fillui të bëhet më dramatike kur vëllai i Ramush Haradinajt, Duat Haradinaj tha se UÇK’ja do të aktivizohej pas ngritjes së aktakuzave të para ndaj tyre, gjë që po konsiderohet si kërcënim”, shkruan Sputnik.

Në anën tjetër, Thaçi është premtuar nga Amerika se nuk do të ndërmerren procedura ndaj tij, nëse formohet Gjykata. Ndërsa tani ai është në presion dhe deputetët duan ta shfuqizojnë këtë Gjykatë.

Në artikull përmendet edhe peticioni që ka nisur nga shoqatat e veteranëve të UÇK’së, që thuhet se ishte në agjendën e Parlamentit, në mënyrë që të ndërmerrej më lehtë nisma nga deputetët për shfuqizimin e kësaj Gjykate./Periskopi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme