Athina mund ta njohë Kosovën, nëse një gjë e tillë i kërkohet nga Uashingtoni për disa arsye, raporton “Sputnik”.
Arsyeja më e madhe është çështja ekonomike për shkak të presionit të madh që vjen nga Gjermania dhe BE-ja, raporton “b92”, transmeton Periskopi.
Një arsye tjetër, sipas “Sputnik” është siguria, sepse aspiratat e shqiptarëve por edhe ato turke lidhen me territoret greke. Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhëniet Etnike NGO, i cili tha se çështja e njohjes së Kosovës “u gjet pas bisedimeve rreth emrit të Maqedonisë.”
Janjiq tha se “Uashingtoni dhe NATO me politikat e reja të Donald Trumpit janë duke e përforcuar presionin e tyre ekonomik ashtu edhe atë politik.” Ai gjithashtu tha “një prej prioriteteve për forcimin e Amerikës në Ballkan është të shtyjë Rusinë mbrapa” – “sigurisht për këtë çështje ka një rol edhe NATO.”
“Autoritetet aktuale të Maqedonisë dhe Greqisë duan të zgjidhin problemin që kanë, sepse maqedontë nuk mund të jenë pjesë e NATO-s nëse kanë ndonjë problem me një nga anëtarët. Fakti që ka opozitë të fortë (për një marrëveshje) nuk do të ndryshojë asgjë, dhe as demonstrata e krahut të djathtë në Greqi,” tha Janjiq.
I pyetur se pse Greqia do ta njohë Kosovën tani, Janjiç tha se kishte disa arsye: “ndihma ekonomike që do të merrte nga Amerika dhe gjithashtu “një aspekt shumë i rëndësishëm sigurie”./Periskopi/