Standardi jetësor gjithnjë e më shumë po rëndohet, rritja e çmimeve nuk ka të ndalur

Gazetare: Ajnur Bafqari

Vazhdon trendi i rritjes së kostos së jetesës. Në shtator të këtij viti, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, inflacioni është rritur për 18.7 për qind. Në baza mujore, nga gushti në shtator, shpenzimet e qytetarëve janë rritur për 1.6 për qind. Raporti i publikuar nga Enti Shtetëror i Statistikave tregon se për një vit shpenzimet e qytetarëve për blerjen e ushqimeve dhe pijeve janë rritur për gati 30 për qind. Kostot e përgjithshme janë pothuajse 20 për qind më të larta. Të dhënat tregojnë se për të njëjtën periudhë qytetarët kanë rritur shpenzimet për transport, mbi 13 për qind.

Shpenzimet
Ushqime dhe pije joalkoolike 28.7%
Banim (faturat e ujit, rrymës etj.) 19.4%
Transporti 13.6%
Mobilie 13.6%

Shërbime hoteliere dhe gastronomie 26, 1 %
Statistika në këtë mënyrë vetëm konfirmon reagimet në opinion se një pjesë e produkteve ushqimore që qytetarët i blinin rregullisht, tashmë po bëhen luksoze. Për një vit buka dhe drithërat janë më të shtrenjta për 50 për qind, mishi për më shumë se 26 për qind, peshku 13 për qind, vaji i ullirit 45 për qind, frutat dhe perimet rreth 15 për qind, sheqeri. Reçeli dhe produktet e tjera të ëmbëlsirave janë më të shtrenjta me 23 për qind, kafeja, çaji dhe kakaoja për 18 për qind. Qytetarët të cilët i anketuam pohojnë se në periudhën e fundit kanë vënë re një rritje të çmimeve të disa prej produkteve me mbi 100 për qind.

“Çfarë të të them 100 për qind, nuk ka jetë. Shumë është rëndë, nuk ka para mjaftueshëm, faturat e larta, gjithçka më shtrenjtë…Më herët me 500 denarë e mbushje qesen, tani 1500 janë pak. Është vërtetë shumë shtrenjtë”.

“ Një ndaj tre, 100 euro janë vetëm për dhënie, ku është ushqimi, ku janë çështjet tjera elementare… Më herët mund të linim diçka anash, tani nuk mundemi, tani nevojitet të bëjmë ekonomi të fortë në shtëpi”.

“Katastrofë, katastrofë, gjithçka është shumë shtrenjtë”.

“Tani dyfish, dyfish, ndoshta edhe më shumë”.

“Diku 30 për qind, më së paku, 25 deri në 30 për qind”.

“Nuk e di ta them saktë se për sa është rritur, por është rritur”.

“Të ju them se është shumë vështirë të jetohet, pensionet i kanë rritur shumë pak. Çmimet janë rritur shumë, një litër jogurt që do ta pish në mëngjes, e nuk mundesh vetëm me jogurtin, tashmë është mbi 90 denarë, vërtet shumë”.

Pas një sërë rritjesh të çmimeve të produkteve të qumështit, qeveria vendosi të kufizojë marzhën e gjizës, djathit të bardhë dhe djathit të përzier të bardhë, kaçkavallit, kosit si dhe ajkës dhe jogurtit.

Për këto produkte, marzha më e lartë tregtare është e kufizuar në dhjetë për qind në tregtinë me shumicë dhe pakicë. E ndërsa çmimet po rriten çdo ditë, ndërsa buxheti i brendshëm po bëhet i pamjaftueshëm për të kaluar siç duhet muajin, qeveria assesi të dalë me masa konkrete kundër krizës për të ulur goditjen e inflacionit. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme