Stop drogave në shkolla, arrestohen 26 persona

Policia e Kosovës gjatë zbatimit të operacionit “Stop drogave në shkolla”, ka arrestuar 26 persona, ku janë iniciuar 17 raste dhe janë konfiskuar 62.44 gramë marihuanë, 0.5 gram kokainë dhe një armë.

Gjatë një periudhe një javore janë realizuar edhe aktivitete të tjera si;

– 746 vizita dhe kontakte me personel të shkollave,
– 1205 patrullime rreth shkollave,
– Janë kontrolluar 1228 persona,
– Janë kontrolluar 593 vetura,
– Janë kontrolluar 37 lokale,
– Janë mbajtur 8 ligjërata në shkolla të ndryshme

Policia mbetet e përkushtuar në luftimin e çdo aktiviteti që bie ndesh me ligjet e vendit, përfshirë luftën e pa kompromis kundër përdorimit të narkotikëve, me theks të veçantë në dhe përreth objekteve arsimore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme