Komunarët e Graçanicës kanë dalë të jenë të pafuqishëm kundrejt strukturave paralele në këtë komunë. Ata ende nuk i kontrollojnë arsimin dhe shëndetësinë në Graçanicë.
Në raportin e Institutit për Studime të Avancuara (GAP), publikuar para zgjedhjeve lokale të sivjetme që flet për problemet me të cilat do të ballafaqohet qeverisja e re, thuhet se këto dy fusha i menaxhojnë strukturat paralele që financohen nga Serbia, shkruan sot Koha Ditore.
“Komuna e Graçanicës nuk ushtron asnjë kompetencë ndaj sistemit arsimor dhe atij shëndetësor në komunë. Këto dy fusha i menaxhon komuna paralele që është e vendosur në ketë qytet dhe kontrollohet e financohet nga Qeveria e Serbisë. Pamundësia për t’i kontrolluar këto sisteme ka bërë që Komuna të mos ketë mundësi të llogarisë në cilësinë e shërbimeve shëndetësore, ose mbarëvajtjes se procesit edukativo-arsimor”, thuhet në raportin e GAP-it…(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)