Studentët ngujohen, Rama: Agresion i papranueshëm, pengim i dhunshëm

Protesta e studentëve është përshkallëzuar dhe lëvizja e tyre tashmë po zhvillohet në ambientet e brendshme të fakulteteve.

Në Fakultetin e Drejtësisë, studentët janë ngujuar në klasa. Ata janë shprehur se do të qëndrojnë aty deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Ata kanë bllokuar dyert duke vendosur bankat e karrige.

Mes tyre e rojeve ka pasur edhe momente tensioni.

Lidhur me situatën ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama. Ai e quan situatën një pengim të dhunshëm të mësimit.

“U kërkoj ndjesë e mirëkuptim studentëve e prindërve,që përmes mijëra mesazhesh ankohen për pengimin e dhunshëm të mësimit. Përbuzje për politikën që fshihet pas këtij agresioni të papranueshëm ndaj Universitetit. Kjo maskaradë s’do ta devijojë dot rrugën e nisur me studentët,” shkruan Rama.

“Universitetet kanë dorëzuar në Ministrinë e Arsimit të gjitha listat e studentëve që do të përfitojnë mbështetjen tonë financiare, sipas Vendimit të Qeverisë. Ministria e Financave ka nisur sot punën për të realizuar alokimin e fondeve në çdo universitet, student për student”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme