Stuhia e shoqëruar me shi të rrëmbyeshëm dhe breshër ka shkaktuar dëme të mëdha në Shkup dhe peri. Informacionet e para flasin për dëme të mëdha që janë shkaktuar, me ç’rast janë raportuar lagje dhe rrugë me shtëpi të përmbytura, pemë të rrëzuara si dhe dëme të tjera.
Sipas dëshmive të qytetarëve në rrjetet sociale, stuhia më e fortë ka qenë në Kisella Vodë, ku njësoj si në pjesë të qendrës së Shkupit, ka pasur edhe breshër. Raportimet e para flasin për pemë të rrëzuara dhe oborre e bodrume të përmbytura në disa lagje.
Meteorologët për pasditen e sotme dhe për sonte njoftojnë se do të vazhdojë moti i paqëndrueshëm, me paraqitje të stuhive lokale me rrebesh shiu, bubullima dhe breshër në të gjithë vendin.
Meteorologët po ashtu kanë paralajmëruar se deri të premten do të mbajë mot i paqëndrueshëm. Temperaturat maksimale deri të hënën do të lëvizin ndërmjet 30 dhe 33 gradë.