Stuhi të rënda kanë goditur Belgjikën, Gjermaninë, Holandën dhe disa pjesë të Mbretërisë së Bashkuar, duke prishur linjat e energjisë elektrike dhe çrrënjosjen e pemëve.
Tre persona kanë mbetur të vrarë në Holandë dhe një në Belgjikë, dhe gjitha fluturimet ajrore janë pezulluar në aeroportin e Amsterdamit.
Stuhia e cila shënoi shpejtësi prej 90 milje për orë pezulloi 260 fluturime. Schipol më vonë tha se disa fluturime do të rifillonin ndërsa stuhia u zhvendos brenda, por me vonesa të mëdha, raporton “The Guardian”, transmeton Periskopi.
Policët holandezë thanë se janë vrarë tre persona si pasojë e goditjes nga pemët dhe incidenteve të veçanta. Në Roterdam, kontejnerët e anijeve u rrëzuan dhe kulmet u çrrënjosen nga shtëpitë, tregoi televizioni lokal.
Në Belgjikë, një motoçiklist vdiq pasi një pemë ra mbi motorin e tij, raportuan mediat lokale dhe autoritetet mbyllën portin e Gentit për shkak të erërave të larta.
Agjencia e lajmeve të DPA njoftoi se policia kishte thënë se kishte rënie “çdo minutë tjetër” në autostradat midis Ëilhelmshaven dhe Ëesterstede në Gjermaninë veriore./Periskopi/