Subjektet politike kosovare dënohen me mbi 16 mijë euro për fushatën

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka dënuar subjektet politike për shkelje të rregullave të fushatës elektorale, me vlerë totale 16 mijë e 700 euro0

. PZAP-i ka marrë 11 vendime për veprimet që kanë ndodhur deri më 5 qershor, shkruan Koha Ditore.Koalicioni PDK-AAK-Nisma ka marrë më së shumti dënime.

Për pesë raste të shkeljes së rregullave të fushatës është dënuar me 7 mijë e 500 euro. Partia turke KDTP është dënuar me 5 mijë e 500 euro për tri raste, e përcjellë nga koalicioni LDK-AKR me 2 mijë e 500 euro për dy shkelje. Lëvizja Vetëvendosje ka bërë një shkelje të rregullave dhe është dënuar me 1 mijë e 200 euro.

Sipas vendimeve të publikuara nga PZAP-i në faqen e tyre zyrtare, del që shkelja më e shpeshtë që është bërë nga subjektet politike në fushatë zgjedhore është ngjitja e posterëve dhe materialeve propaganduese në shenja komunikacioni dhe objekte publike. (b.an)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme