Sukses pas 30 viteve mosmarrëveshje: Zaev dhe Cipras nominohen për çmimin Nobel

Kryeministrat e Republikës së Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Alexis Cipras janë nominuar për Çmimin Nobel për Paqe, pasi që arritën sukses me marrëveshjen midis vende pas 30 viteve mosnjohje.


Kandidaturat e tyre u paraqitën nga presidenti i grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian, si dhe Udo Bulman dhe Skah Keller nga grupi i të Gjelbërve.

Arsyeja e nominimit të Zoran Zaev dhe homologu i tij, Alexis Cipras është se arritën të zgjidhnin mosmarrëveshjen e cila zgajti plotë 30 vjet për emrin për Republikën e Maqedonisë. Marrëveshja e Prespës, e cila u nënshkrua më 17 qershor të vitit 2018, tashmë është ratifikuar nga parlamentet e të dy vendeve.

Në këtë mënyrë, Maqedonia hapi rrugën për integrimin e saj Euro-Atlantik, ndërsa ligji për emrin pritët të hyj në fuqi për dy javët e ardhshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme