Shumë viktima dhe të plagosur ka si pasojë e ngjarjes së rëndë, teksa mediat kanë publikuar dhe pamjet e para nga vendngjarja (kujdes, pamje të rënda).
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, janë të paktën 40 të vrarë dhe mbi 100 të plagosur.
Forca të shumta policore kanë rrethuar vendngjarjen.
Shërbimi Rus i Sigurisë ka shkuar në skenën e krimit, teksa ngjarja për momentin po konsiderohet si sulm terrorist.